Jeta Osh Qef
Home

Emri/ Mori lekët nga një kioskë në Tiranë, policia arreston 19-vjeçarin pas 6 muajsh
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 14/09/2018 14:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 19-vjeçar që kishte grabitur një kioskë në Tiranë që në muajin shkurt është vënë sot në prangat e policisë.

19-vjeçari i quajtur Xhesion Kasaj akuzohet se me datë 28 shkurt 2018 pranë sheshit “Shqiponja" ka grabitur xhiron ditore të një kioske.

Dyshohet se ai ka qenë i maskuar dhe nën kërcënimin e një thike (e cila nuk duket në video) i mori paratë e xhiros nga shitësja me inicialet E.B.

Tani pas 6 muaj shteti ka arritur të kapë një 19-vjeçar, i cili me gjasë nuk është as hajdut profesionist as vrasës serial nëse i referohemi moshës së tij dhe regjistrit penal, ku në njoftimin e policisë nuk rezulton se ka qenë i dënuar apo i ndaluar më parë.

Më poshtë edhe video e vjedhjes, komentet u takojnë juve.