Jeta Osh Qef
Home

Blindohet Vlora/Policia e RENEA kontrollojnë qytetin, të arrestuar e të shoqëruar
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14/09/2018 12:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një tjetër operacion policor është finalizuar ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Policia dhe forcat RENEA kanë blinduar qytetin bregdetar teksa për disa orë kanë kryer kontrolle të njëpasnjëshme në disa zona të qytetit.

Banesa e një shtetasi është rrethuar prej orëve të para të mëngjesit, duke u finalizuar me arrestimin e këtij të fundit.

Ende nuk është bërë i ditur identiteti i personit të vënë në pranga, por dyshohet se është i përfshirë në narkotrafik.

Në banesën e tij është gjetur lëndë narkotike e llojit kanabis sativa si dhe armë zjarri.

Kjo ndërhyrje e policisë është bërë në lagjen "Partizani", por mësohet se ka pasur edhe kontrolle të tjera gjatë natës, për të cilat, policia e qytetit bregdetar nuk ka dhënë ende detaje.

Pamje nga vendngjarja