Jeta Osh Qef
Home

Tifozët e Napolit po planifikojnë një sherr të madh kundër Liverpoolit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 14/09/2018 12:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tifozët e Napolit janë të zemëruar me presidentin e ekipit të tyre, De Laurentis pasi ky i fundit ka deklaruar se ekipi nuk ka mbështjetje të fuqishme nga tifozeria.

Kjo i ka mërzitur ndjeshëm ata.

Sipas mediave italiane,ultrasit po organizohen që të krijojnë trazira në ndeshjet e radhës që të dënojnë stadiumin “San Paolo”.

Objektivi kryesor është ndeshja me Liverpulin në Ligën e Kampioneve, pas të cilit një pezullim do të krijonte telashe shumë të mëdha për klubin dhe t’i hiqte fitime të ndjeshme De Laurentis.

Një mënyrë aspak origjinale për të luftuar me presidentin i cili njihet për karakterin e tij të veçantë e mund të marrë vendime drastike për të ardhmen e klubit.