Jeta Osh Qef
Home

Gëzuar me kolën e mbushur me raki, e veçanta e dasmave shqiptare pasi vdiq Enveri
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14/09/2018 10:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Rënia e regjimit komunist e la vendin në errësirë totale. Një pjesë e madhe e popullsisë, pas 45 viteve në komunizëm, iu drejtua emigrimit.

Shumë persona ishin në udhëkryq, pa një orientim ku të shkonin dhe çfarë të bënin. Ajo që binte në sy ishte mungesa e gjithçkaje, duke nisur nga ushqimi, strehimi, veshjet etj.

Mirëpo, nuk mund të themi se mungonte dashuria. Njerëzit vijonin të martoheshin, shumoheshin e të argëtoheshin në dasma e gëzime.

Videoja e mëposhtme tregon një prej festave të organizuara fiks pas rënies së komunizmit. Lumturinë e shqiptarëve të asaj kohe e gjeni të pasqyruar më së miri, sikurse dhe zbrazëtinë në pjatat e ushqimet e njerëzve.