Jeta Osh Qef
Home

25 vajza për 22 shqiptarë, rrjetit të prostitucionit “ia gjejnë fillin” në Itali
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 14/09/2018 10:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Është goditur nga policia italiane një bandë prej 22 personash, me kombësi shqiptare, të cilët merreshin me prostituimin e 25 vajzave.

Ky operacion është zhvilluar në Monza, Como dhe Brianca ditën e djeshme dhe bashkë me shqiptarët, në pranga ka përfunduar edhe një grua nga Rumania.

Rrjeti i prostituimit i përbërë prej 25 vajzash nuk kishte vetëm shqiptare, por edhe bullgare, rumune, hungareze apo polake.

Deri më tani asnjëra prej vajzave nuk ka dëshmuar kundër të arrestuarve, por sipas policisë ato mbaheshin nën kontroll të rreptë nga tutorët shqiptarë, të cilët edhe i shoqëronin në vendet ku klientët ishin.

Vajzat kishin rregulla strikte për qëndrimin në rrugë në mënyrë që të kishin sa më shumë klientë. Nëse ndonjë prej tyre largohej nga vendi ku qëndronte përballej me dhunë dhe kërcënime të vazhdueshme shkruajnë mediat italiane.