Jeta Osh Qef
Home

“Mësuesit i rrëmbyen në Tiranë”, deputeti flet për takimin me Ramën
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14/09/2018 10:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Takimet e herë pas hershme të kryeministrit Rama me qytetarët dhe shtresa të caktuara të shoqërisë, përfshirë mësuesit, mjekët apo persona të profesioneve të ndryshme, janë kthyer tashmë në rutinë.

Ka qenë deputeti Luçiano Boçi, ai i cili ditën e sotme ka cilësuar si rrëmbim të mësuesve atë që Rama u bën dijetarëve nëpër shkolla, për t’i mbledhur me ndërmjetësimin e Lindita Nikollës, në takimet rutinore.

Sipas demokratit Boçi, dikur njerëzit rrëmbeheshin nga dashuria, ndërsa sot, nga urrejtja.

Boçi shkruan:

KRYEMINISTRI QË RRËMBEN MËSUESIT
Ka ngjarë sot!
Kryeministri ka “rrëmbyer” me zor mësuesit.
Si shkuese-ndërmjetëse ka përdorur si gjithmonë Nikollën.
Mësuesit janë selektuar dhe lajmëruar për të qenë pranë DAR-eve.
Aty janë gjendur para rrëmbimit.
I kanë marrë peng e i kanë hipur në autobuza me pahir për në Tiranë, pa asnjë njoftim të mëparshëm.
Sepse paskan një takim “të ngrohtë” me rrëmbyesin-Ramë.
Ehhhh si ka shkuar kjo punë?!
Dikur rrëmbimet bëheshin nga dashuria, tani bëhen nga urrejtja.
Nqs ka një kategori që Kryeministri e urren me shumë, këto janë mësuesit.
Çfarë nuk i ka bërë?!
E megjithatë përsëri i rrëmben.
I merr me zor t’i tregojë dhe përrallat e mashtrimet e përvitshme".