Jeta Osh Qef
Home

Nuk ka vend për panik, Ronaldo i lë golat për javën e katërt
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 14/09/2018 9:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të gjithë po presin me padurim golin e parë zyrtar të Ronaldos me fanellën e Juventusit.

Sasuolo është mundësia e radhës në kampionat, ndërsa të mërkurën do të vijë edhe debutimi në Champions.

Gjithsesi, të gjithë te Juventusi janë optimistë, duke parë se edhe vjet me Realin ai u zhbllokua në javën e katërt dhe për të mos u ndalur më.

Ronaldo e mbylli kampionatin spanjoll në kuotën e 26 golave.

Nga ana tjetër, Sasuolo, ashtu si Kievo, Lacio dhe Parma kanë bërë gati "kafazin" për portugezin. Të shohim a do vijë zhbllokimi.