Jeta Osh Qef
Home

Ndërprerja e transmetimeve analoge, Rama: Dekoderat do i blini për të parë shumë kanale
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 13/09/2018 23:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas mbylljes së transmetimeve analoge nga AMA, dyndjes së qytetarëve drejt dyqaneve për të blerë dekodera dhe pastaj rikthimit të transmetimit, ka folur mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama.

Rama tha në “Open” se AMA është një institucion i pavarur, i zgjedhur nga parlamenti por që i merr vendimet vetë.

Kryeministri nuk ka ngurruar të shpjegojë se dekoderi nuk është taksë që paguhet çdo muaj por blihet vetëm njëherë.

 Ndër të tjera ai tha:

 E vërteta është që është një marrëveshje 2007, dhe në 2012 ka kaluar në kuvend. Nuk bëhet fjalë për të blerë një dekodër, por për të pasur një dekoder dhe për të pasur pa lekë të gjitha televizionet. Përveç TVSH-së njerëzit do kenë edhe shumë kanale të tjera. Nga Buxheti i Shtetit janë paguar 88 mijë dekodera që u janë shpërndarë familjeve në nevojë.”

Kujtojmë se Autoriteti i Mediave Audiovizive ka shtyrë me 4 muaj procesin e dixhitalizimit, duke bërë kështu të mundur që transmetimet analoge të fiken përfundimisht pas 4 muajsh.

Ndërsa sa i përket shpërndarjes të dekoderave falas, nuk dihet se kur dhe ku janë shpërndarë pasi vetë shefi i AMA-s tha se nuk është detyrë e këtij institucioni.