Jeta Osh Qef
Home

Berisha: Vuçiç erdhi në Kosovë me mesazhe klasike të Serbisë së Madhe
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 13/09/2018 21:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-kryeministri Sali Berisha është sot i ftuar në emisionin, “Opinion”, përballë Blendi Fevziut dhe 4 gazetarëve.

I pyetur për çështjen e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, Berisha është shprehur pro një marrëveshje mes dy vendeve pa përdorur minoritetet si plaçkë tregu.

Duke sqaruar qëndrimin e tij Berisha tha se është kundër shkëmbimit të territoreve pasi ekzistonnjë marrëveshje që e kanë firmosur me gjak.

Ndër të tjera Berisha tha:

Prapavija e marrëveshjes është Serbia e madhe, ata vijnë me flamurin e Serbisë së madhe dhe nuk mund të lejohet. Kosova nuk i ka asnjë lloj borxhi, Serbia i ka borxh Kosovës. Serbia i ka borxh dhjetëra të vrarë dhe të zhdukur. Kjo është një akt i shpërbërjes së Kosovës. Kjo është vetëm hapi i parë, pastaj është hapi i dytë e me radhë. Në fillim hyn dhe bën pazar me territoret e huaja. Vuçiç shkoi në Kosovë dhe tha shumë. Nisi nga lumi që mban me ujë Kosovën e ndërtuar nga Tito. Vuçiç doli në Gazivod, dhe u bëri një kërcënim të qartë. U tha se kam ujë në dorë. Erdhi me mesazhe klasike të Serbisë të madhe, erdhi si Millosheviçi.”