Jeta Osh Qef
Home

Si u zbut forca e ligjit në Nikël/ Bami dhe Haka u arrestuan në mëngjes, u liruan në darkë
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 13/09/2018 20:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Policia zhvilloi ditën e djeshme një operacion të madh në Nikël, ku u arrestuan 11 persona, midis tyre edhe Durim Bami dhe Flamur Haka.

Forcat blu njoftuan se ky opercaion zhvillohej në kuadër të aksionit forca e ligjit dhe se ishte punuar me muaj për të mbledhur provat.

Pas arrestimit të tyre dhe shoqërimit në komisariate të ndryshme, mbrëmja gjeti në qeli vetëm 5 persona, ndërsa Bami dhe Haka u lanë të lirë.

Pavrësisht se Durim Bami dhe Flamur Haka, cilësohen nga vetë policia si elementë me rrezikshmëri shoqërore të lartë, anëtarë të grupeve kriminale aktive në këtë territor, por edhe më gjerë nuk u vunë në pranga, por vetëm disa të afërm të tyre, të cilëve iu gjetën armë dhe vlera monetare në banesa.

Edhe pse policia deklaroi se kishte me muaj për të siguruar prova të mjaftueshme, për të shkatërruar këto grupe kriminale, të arrestuarit kryesorë vazhdojnë të jenë të lirë, ndërkohë që justifikimi është se hetimet do të vazhdojnë.