Jeta Osh Qef
Home

Mbi 5 milionë euro fitim nga shitja e tollonave, arrestohet menaxheri kryesor i “Gulf”
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 13/09/2018 20:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Skema mashtruese e shitjes së tollonave në kompaninë “Gulf” solli mbylljen e pikave të tregtimit të këtij karburanti.

Zbatuesi kryesor i këtij mashtrimi u zbulua të ishte menaxheri 49-vjeçar Alban Aliko, i cili ishte në kërkim prej 5 muajsh.

Mësohet se Aliko është arrestuar të hënën, por ky veprim është mbajtur larg medias.

Por ditën e sotme Gjykata e Tiranës ka kthyer vendimin nga arrest me burg në arrest shtëpie. Sipas TCH ka qenë gjyqtari Arben Mickaj, i cili disa muaj me kërkesë të prokurorisë kishte dhënë vendimin e arrestit me burg në mungesë, por këtë herë nuk e pa të arsyeshme ta mbante në qeli, duke caktuar masën e sigurisë arrest në shtëpi.

Kujtojmë se pas dëmit mbi 5 mln euro që ju shkaktua qytetarëve, ndaj Alikos rëndojnë akuza aq të rënda sa mund të dënohet deri në 10 vjet burgim.

Prokuroria dyshon se menaxherët e “Gulf”-it, me vetëdije kanë shitur nëpërmjet tollonave shumë më tepër litra karburant nga sa ka patur në gjendje kompania, duke u shkaktuar kështu një dëm të madh blerësve të tollonave.

Në prill, pikat e karburantit të kompanisë Gulf në Shqipëri u mbyllën befas në mes të natës dhe gjithë drejtuesit e saj u zhdukën. Me mijëra qytetarë mbetën me tollonat e karburantit në dorë, të cilat i kishin blerë, furnitorët u lanë pa paguar dhe u dëmtuan edhe bankat.

Nafta blihej nga furnitorët me 1500 lekë dhe ju shiteshin tollona klientëve me 1300 lekë.