Jeta Osh Qef
Home

iPhone juaj do të kushtojë 25% më lirë, rënie drastike çmimesh pas zbulimit të modeleve të reja
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 13/09/2018 18:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

“Apple” ka prezantuar 3 modele të reja iPhone-sh, me çmimin e më të shtrenjtit që është rreth 1000 paund britanikë.

Por futja në treg e 3 modeleve të reja do të thotë se iPhone që ju keni në duar do të vlejë 25 % më pak.

Sipas “Metro”, në sajtin “musicMagpie” do ju japin jo më shumë se 536 paund britanikë për një iPhone X , 64GB, i cili u fut në qarkullim vitin e kaluar.

Aktualisht çmimi për një iPhone X  64GB është 999 paund.

Ndërsa çmimi për një iPhone X, 256 GB do të bjerë në rreth 611 paund, nga 1149 paund që është aktualisht.

Mund të duket rënie e madhe në çmim për një pajisje që nuk është më shumë se 1 vit e vjetër, por rënia mund të jetë edhe më drastike për smartfonët Android.