Jeta Osh Qef
Home

U tha se ishte lezbike, modelja shqiptare bëhet nënë e një djali
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 13/09/2018 18:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ajo u shpall miss i Kosovës dhe po ashtu përfaqësoi vendin e saj në “Miss Universe”, duke u bërë kështu vajza më e suksesshme shqiptare në një konkurs ndërkombëtar bukurie.

Që prej asaj kohe në vitin 2009, modelja e njohur Marigona Dragusha u largua nga vendi e megjithatë vazhdoi për një kohë të përflitej në mediat spanjolle.

Ato e cilësuan modelen shqiptare si lezbike pasi u publikua një foto ku ajo po puthej me një vajzë në buzë.

Mirëpo Marigona është bërë nënë një vit më parë, duke lindur një djalë të cilin e ka quajtur Dren.

Kanë qenë miqtë e saj, fotografi Fadil Berisha dhe modelja Xhesika Berberi ata që kanë zbuluar imazhet e Drenit të vogël herë pas here.

Edhe ditën e djeshme Xhesika ka publikuar një foto me shoqen e saj në SHBA dhe ajo që bie në sy është se Marigonës i shkon shumë të jetë nënë.