Jeta Osh Qef
Home

E rëndë në Fier/ Përplas 11-vjeçarin me makinë dhe e shoqëron në spital
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13/09/2018 19:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në periferi të Fierit ku ka mbetur i plagosur rëndë një fëmijë 11 vjeç.

Sipas të dhënave zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10, në rrugën Fier-Seman, në fshatin Fermë Çlirim.

33-vjeçari me inicalet A.XH, 33 vjeç, banues në Seman ka përplasur me automjetin e tij tip "Skoda" të miturin me inicalet M.G.

I mituri me banim në fshatin Dërmenas Fier është transportuar për në Spitalin Rajonal Fier nga drejtuesi i automjetit.

11-vjeçari u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar.

33-vjeçari u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier.