Jeta Osh Qef
Home

Nuk e dëshiron Allegri në ekip, ylli i Juventus-it bën gati valixhet
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 13/09/2018 18:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Paulo Dybala përfundimisht nuk po kalon një moment të mirë me fillimin e sezonit të ri të Serie A.

Ylli argjentinas u la në stol ndeshjen e fundit me Juventus, ndërsa në 3 ndeshje ka luajtur vetëm një si titullar.

Përpos stolit të skuadrës italiane, ai u aktivizua vetëm 35 minuta me kombëtaren e Argjentinës.

Britanikja “Mirror” bën të ditur se në Janar, 24-vjeçari do të largohet nga ekipi bardh e zi, me oferta të shumta që i vijnë nga klube të Premier League apo La Liga.

Kur u mendua se ardhja e Cristiano Ronaldos në Torino do të krijonte një dyshe ëndrrash tek “Zonja e Vjetër”, është pikërisht portugezi që po privon nga ekipi titullar talentin.

Alegri preferon një sulm me Ronaldon, Mandzukic dhe Bernadeschi, duke patur në plan të dytë Dybalan.

Sulmuesi u tranferua tek Juventus në vitin 2015, ndërsa në 100 ndeshje të luajtura ka arritur të shënojë 52 gola, duke arritur të fitojë 3 kampionate, 3 Kupa Italie dhe një superkupë.