Jeta Osh Qef
Home

5 ditë para fillimit të shkollës, ministria dështon me tekstet shkollore
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 11/09/2018 19:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Me sa duket cikli i shkollimit të nxënësve shqiptarë është kthyer në eksperimentin e preferuar të ministres Nikolla. Kjo për faktin që tekstet shkollore të nxënësve po ndryshohen nga viti në vit duke mos krijuar një ekuilibër të qëndrueshëm edhe pse ky është viti i 5 në qeveri i ministres Lindita Nikolla.

Nga shpërndarja e librave kanë mbetur edhe 4 ditë për të filluar mësimin me datë 17 shtator, por sipas prindërve sorollatja për të blerë librat është shumë e madhe dhe në disa raste as nuk gjenden tekste të caktuara.

Një prej qytetarëve është shprehur për Tch:

Duam t’i kemi të gjitha tekstet në një vend, vajtëm te shkolla morëm pak libra, erdhëm këtu pak libra, në një shkollë tjetër do marrim pak libra. si jua argumentojnë këtë? kjo tha i kemi për shkollat tona. nuk na e dha frengjishten dhe matematikën , dmth librat shkoj në 4 librari për ti marrë” – Kemi jetuar jashtë shtetit, i marrim çdo gje nëpër klasa, pa lekë, blejmë vetëm fletore, lapsa dhe stilolapsa, është turp i madh që të na torturojnë në këtë gjendje , i marrim me para po vetëm të na i japin në shkolla, nëpër klasa me listë dhe i japim paratë, jo në këtë gjendje, kemi 1 javë që vijmë vërdallë dhe nuk po gjejmë dot librat.”

Përveç teksteve, nga viti në vit ka ndryshuar edhe çmimi i librave, kuptohet duke u rritur nga viti në vit dhe ky është një tjetër fakt që rëndon mbi prindërit shqiptarët.

Paçka se qeveria propagandon që po shpërndan libra falas për nxënësit nga klasa e parë në të katërtën, në fakt këto para kanë dalë nga xhepat e prindërve të nxënësve nga klasa e 5 e më lart, pasi çmimet e librave të tyre janë rritur edhe mbi 30%.