Jeta Osh Qef
Home

E shembur që me 1 dhjetor 2017, Rama mburret sot: Po rindërtojmë Urën e Drojes
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 28/08/2018 9:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

E ndërtuar në vitin 1930, e rikonstruktuar para pak kohësh dhe e shembur në stuhinë e datës 1 dhjetor 2017.

Kjo është panorama e Urës së Drojes në Mamurras, e cila prej muajsh është kthyer në makth për banorët e zonës, e sidomos fëmijët e shkollave deri në qershor, të cilët ose duhet të kalonin përmes gërmadhave të betoni ose duhet t’i binin nga rruga e vjetër shumë më e gjatë në kohë.

Numëroni pak muajt nga dhjetori deri tani në fund të gushtit, gati 9 muaj të plotë dhe shteti nuk ka bërë asnjë ndërhyrje për rregullimin e kësaj ure që për nga përmasat nuk u ofrohet atyre të mëdhave, të cilat ndoshta duan pak kohë, por këtu as nuk është ndërhyrë.

Pra, pas 9 muajsh kryeministri Rama shkruan i buzëqeshur që ka nisur rindërtimi i urës së Drojes.

Sot, 28 gusht, Edi Rama shkruan në Facebook:

MIRËMËNGJES  dhe me këto pamje nga rindërtimi i Urës së Drojes, një vepër që po përfundon duke rikthyer normalitetin e një zone të tërë, si edhe duke vijuar shembjen e traditës së vjetër të harresës shtetërore me të dalë dielli pas përmbytjes, ju uroj një ditë të mbarë ”

E lexuat mirë fjalinë e dytë “duke vijuar shembjen e traditës së vjetër të harresës shtetërore me të dalë dielli pas përmbytjes”? A nuk është qesharake?!

9 muaj pas shembjes e quan kohë të shpejtë dhe jo harresë shtetërore, seriozisht kaq për budallenj e merr këtë popull?!

Megjithatë, sipas një komentuesi në profilin e Ramës, shteti nuk ka asnjë meritë për këtë urë, qytetari shkruan:

Falënderojmë fabrikën qe po e bën me leket e veta dhe përfitojmë dhe ne.”

Komentet u takojnë juve…sipas projektit Ura e Drojes do të ndërtohet brenda 4 muajsh, llogariteni vetë./JOQ.al