Jeta Osh Qef

Minarja që ngrihet mbi liqenin e mbuluar nga akulli
Nga: E.Selimi | Publikuar më: 30.12.2016, 14:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Munara koja izranja iz vode u mjestu Agri u Turskoj u svako godišnje doba privlači pažnju velikog broja putnika koji svrate u ovo mjesto ( Cemil Karip - Anadolu Agency )

Minarja që ngrihet mbi sipërfaqe të ujit në Agri të Turqisë, në çdo sezon tërheq vëmendjen e një numri të madh të udhëtarëve, të cilët të vijnë të vizitojnë këtë vend.

Qyteti i mbuluar me një jorgan bore, liqeni i akullt dhe minarja në mes të tij, janë arsyeja kryesore për të vizituar këtë vend dhe për të bërë fotot më të bukura në këtë kohë të vitit.

Banori lokal, Umeri Akkaya rrëfen se si në kohën kur është ndërtuar diga në këtë vend, nën ujë kanë mbetur shtëpitë dhe xhamia.

Shtëpia e tij nuk është përmbytur, por kujton se fshati dikur numëronte 250 shtëpi, ndërsa tani ka vetëm 22 sosh. Shumica e banorëve u zhvendosën për në Stamboll, Gebze ose vende tjera.

“Gjatë verës, në ujë shihet vetëm gjysma e minares, megjithatë, tani uji është i ngrirë, e bashkë me të edhe minareja. Vizitorët vijnë për të parë këtë minare në çdo stinë, e fotografojnë, dhe shkruajnë në lidhje me këtë atraksion”, tregon Akkaya./tesheshi.com/