Jeta Osh Qef

E pabesueshme sa ka kushtuar mjekimi i Michael Schumacher
Nga: I.Spahiu | Publikuar më: 30.12.2016, 10:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
m

Para tre vitesh, kampioni i Formula 1 ra në koma pas një aksidenti me ski ne Alpet franceze duke shkaktuar dhimbje të madhe jo vetëm tek familjarët, por edhe tek miliona fansa.

Sot, tre vjet më pas, kampioni vazhdon të jetë në koma, ndërsa mjekët po mundohen në të gjitha mënyrat për përmirësimin e shëndetit të Schumacher. Por sa ka arritur tarifa e mjekimit të gjermanit? Mediat e huaja shkruajnë se deri më tani janë paguar plot 16.3 milion euro për mjekimin e 47-vjeçarit.

The Sun shkruan se në ekipin mjekësor që kujdeset për kampionin, janë 15 mjekë të cilët e mjekojnë atë intensivisht në shtëpinë e tij në Gjenevë të Zvicrës. Schumacher ka qenë në koma pas aksidentit të tij më 29 dhjetor 2013, pasi ka goditur me kokë një gurë, edhe pse mbante helmetë.

Gjendja e tij e tanishme nuk dihet, pasi familjarët e tij thonë se është çështje private.