Jeta Osh Qef

Anonymous kërcënon Zuckerberg, krijohet rrjeti social që do t’i japë fund Facebook-ut
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 25.12.2016, 07:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
an

Facebook duket se është në rrezik serioz. Për shkak se grupi i hackerëve të Anonymous janë duke krijuar një rrjet të ri social, i cili mendohet të sfidojë fuqishëm rrjetin social të krijuar nga Zuckerberg. “Krijesa” e Anonymous pritet të mposhtë gjithë rrjetet sociale me një përkushtim ndaj privatësisë, sigurisë dhe transparencës se si promovohen postimet.

Faqja, Minds.com, ka opsionet e njëjta bazike si çdo rrjet tjetër social: përdoruesit dërgojnë përditësime tek ndjekësit e tyre, të cilët mund të komentojnë ose të promovojnë postime të cilat i lexojnë.

Por, ndryshe nga konkurrentët e tjerë, kjo faqe nuk ka për qëllim që të fitojë para nga të dhënat e mbledhura, por në vend të kësaj, të transkriptojë të gjitha mesazhet, kështu që të mos mund të lexohen nga reklamuesit ose qeveritë.

Një veçori shumë e ndryshme e kësaj faqe nga të tjerat është se i shpërblen njerëzit që bashkëveprojnë me postime, duke votuar, komentuar ose ngarkuar.

Përdoruesit shpërblehen me pikë të cilat mund të shkëmbehen për shikime, që nënkupton se postimet e njerëzve më aktivë do të promovohen nga rrjeti social.

Faqja është lëshuar zyrtarisht me aplikacione për celularë dhe desktop, por ende është në versionin beta.