Jeta Osh Qef

E përdorni shumë dhe postoni shpesh në Facebook? Shikoni çfarë tregon kjo për ju
Nga: I.Spahiu | Publikuar më: 16.12.2016, 12:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
facebook

A e dini se llogaria juaj në Facebook tregon shumë për ju?

Me anë të postimeve që bëni, miqtë tuaj arrijnë të kuptojnë shumë për ju, çfarë pëlqeni dhe për personalitetin tuaj. Megjithatë, nëse bëni pjesë në atë grup të njerëzve që rrini shumë në Facebook dhe që postoni shpesh, atëherë kemi lajme aspak të mira për ju.

Fakti që ju postoni shpesh, tregon që jeni njerëz që kërkoni vëmendje, doni t’i bini në sy dikujt apo jeni narcistë.

Më konkretisht, hulumtuesit kanë zbuluar se:

– Personat e zemëruar e përdorin “Facebook”-un për të kërkuar vëmendje nga të tjerët.

– Narcizistët e përdorin për të treguar rreth arritjeve ty tyre, dietave dhe ushtrimeve, si dhe për të kërkuar vëmendje përmes pëlqimeve të shumta.

– Personat e hapur, kureshtarë dhe kreativë, e përdorin kryesisht për tema intelektuale dhe politike.

– Personat e ndërgjegjshëm nuk postojnë aq shpesh, dhe kur e bëjnë këtë, është kryesisht rreth fëmijëve të tyre

– Personat me vetëbesim të ulët postojnë kryesisht për partnerët e tyre.