Jeta Osh Qef

Vajza harron lekët, taksisti përdor fjalëkalim për kthimin e tyre
Nga: E.Osmani | Publikuar më: 13.12.2016, 18:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjeste të tilla nuk i shohim çdo ditë dhe të paktë janë ata persona që e bëjnë diçka të tillë. Një taksist në Tiranë pasi i ka kryer shërbimin e transportit një vajze, pa që në sedilje udhëtarja kishte harruar një mbajtëse syzesh optike. Brenda ndodheshin syzet si dhe një shumë parash.

Taksisti me iniciale M.L., kërkon që me këtë rast t'ju ndryshojë mendjen të gjithë atyre personave që mendojnë keq për të dhe kolegët e tij.

Ndërsa jo të gjitha vajzat kanë mundësinë ta kenë këtë mbajtëse syzesh, pasi ajo do shkojë vetëm në dorën e pronares. Për këtë taksisti e ka menduar mirë duke dhënë 2 fjalëkalime që ka të bëjë me adresën ku shkoi vajza dhe shumën që ajo pagoi për këtë rrugë.

"Përshëndetje Jeta Osh Qef! Meqë ne taksistëve na kanë shumë inat për ecjen që bëjmë në rrugë, shpresoj me këtë gjest të ndryshojnë mendim për shpirtin që kemi. Një gocë ka harruar në taksi këtë mbajtëse syzesh optike me gjithë syze dhe 173500 lekë të vjetra brenda mbajtëses. Numrin tim mund t'ja jepni ju 0695214726 dhe mos t'i rrej mendja ndonjë goce të shtiret si ajo sepse ka 2 fjalëkalime, 1- adresën ku e çova dhe 2- Sa i kushtoi rruga".