Jeta Osh Qef

Ndërpritet ndeshja në Berat, personi me balonë rrëzohet në fushë
Nga: E.Osmani | Publikuar më: 10.12.2016, 15:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në Berat po luhet ndeshja Tomori-Sopoti, por tifozët janë suprizuar nga një incident që ndodhi gjatë lojës.

Një person është rrëzuar me balonë në fushë aksidentalisht dhe është dashur ndërhyrja e policisë për nxjerrjen e tij jashtë stadiumit.

Ndeshja është ndërprerë për rreth 5 minuta, ndërsa policia është marrë me të "paftuarin" jashtë fushës së blertë, nuk dihet nëse ai është ndaluar apo është lënë i lirë, por kjo ka shkaktuar vonesa në këtë ndeshje të Kategorisë së Parë që po luhet në Berat.

Ekipet deri në këto momente kanë ndarë pikët, pasi ndeshja vijon të jetë me rezultatin 1-1, ndërsa më poshtë keni disa foto nga incidenti që ndodhi brenda stadiumit.