Jeta Osh Qef

Çfarë do të thotë pika në mes të kraharorit dhe ç'ndodh nëse e shtypni?
Nga: E.Selimi | Publikuar më: 08.12.2016, 07:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Në mes të kraharorit ndodhet një pikë energjie e cila quhet CV17. Kjo pikë është e lidhur direkt me zemrën tonë dhe ndjenjat e shtypja në këtë pikë sidomos gjatë kohës kur jemi në ankth apo të stresuar ndihmon në clirimin e këtyre energjive negative.

Pra CV17 ka si funksion kryesor balancimin e nivelit të energjisë. Saktësisht kjo pikë gjendet katër gishta mbi pjesën e poshtme të koshit të kraharorit. Për ta gjetur më kollaj dhe për të pasur efekt shtypja e saj, uluni me shpinën drejt dhe duart mbajini në nivel të gjoksit. Më pas afroni dhe shtypni me pjesën e poshtme të gishtave të mëdhenj. Këshillohet që gjatë kësaj të merrni frymë thellë.