Jeta Osh Qef

Për herë të parë  në Shqipëri, "Ventouris Ferries" surprizë për ata që udhëtojnë drejt Italisë
Nga: E.Osmani | Publikuar më: 24.11.2016, 18:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Black Friday ka mbërritur edhe në Shqipëri. "Ventouris Ferries" është kompania që po e organizon këtë, e cila vlen duke filluar nga mesnata e sotme e për 24 orë rresht. Bëhet fjalë për të premten e fundit të nëntorit, e cila njihet në shumë vende të botës si "Black Friday".

Pra, duke filluar nga mesnata e sotme e për 24 orë rresht, kjo kompani do të ofrojë plot 50 për qind zbritje për biletat që priten për të udhëtuar nga Durrësi drejt Barit dhe nga anasjelltas.

Ventouris Ferries ofron 50% zbritje për të udhëtuar nga Bari në Durrës dhe nga Durrësi në bari në të gjitha sistemimet, përfshirë këtu edhe automjetet. Kjo ofertë fillon nga ora 00:01 e ditës së premte 25 Nëntor 2016 e deri në orën 23:59.

Kjo ofertë zgjat 24 orë dhe garanton udhëtim me shtrat në dhomë, nga 28,00 €, Ponte dhe Poltron duke filluar nga 25,50 € dhe makinë duke filluar nga 27,00 €.

Kompania bën me dije se të gjithë ata që janë të interesuar për të blerë biletat mund të drejtohen tek agjencia e tyre e udhëtimit ose mund t'i blejnë online në faqen zyrtare www.ventourisferries.com.