Jeta Osh Qef
Home

Iniesta shtang tifozët: Mendova të mos e hidhja firmën për rinovim, por më pas...
Nga: L.Çela | Publikuar më: 12.10.2017, 22:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
download

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, ka pranuar se për një moment ka menduar se drejtuesit e klubit nuk donin të rinovonin me të ose se gjërat thjesht nuk po ecnin ashtu siç ai kishte parashikuar.

Ka pasur momente problematike, rrethana që nuk janë publike dhe që vetëm mjedisi i afërt i di, momente në të cilat gjërat që më prekën ishin vendosur nga unë. Në një moment kam menduar se gjërat nuk po shkonin në të njëjtin drejtim, por më pas drejtuesit më kanë treguar se sa besim kanë tek unë si njeri dhe si futbollist".

Kjo deklaratë e veteranit katalanas ka qenë e papritur për tifozët.

Presidenti Josep Maria Bartomeu i ka mohuar gjithmonë lajmet që e zbardhnin këtë ngërç, por ja që mediet kishin të drejtë.