Jeta Osh Qef
Home

"O do më vrasin dhe mua, o..." mesazhi rrëqethës i vëllait të Zamir Latifit
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 12.10.2017, 21:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Lushnje tronditi gjithë qytetin si dhe familjarët e viktimave. Vëllai i Zamir Latifit, i cili në Facebook mban emrin Mario Corona, shkruan disa fjalë prekëse për viktimën.

Ai kujton se sa të lumtur dhe se sa shumë qeshën disa ditë përpara se të ndodhte tragjedia në familjen e tyre.

Mario shkruan në Facebook:

Shpirti im si kemi qeshur para tre ditësh, dhe me the që kështu dua të shoh gjithmonë të qeshur, por sot mi mbylle sytë me lot dhe kjo zemra ime nuk duron dot. Ti ishe dhe je jeta ime shpirti i vëllait. Të dua më shumë se gjithçka. Këtë këngë e dëgjonim bashkë dhe do vazhdojmë ta dëgjojmë bashkë vëllai im".

Të shumtë janë ata që i ngushëllojnë të dy, ndërsa duke kthyer komentin në një prej miqve të tyre, Mario bën deklaratën e rëndë teksa thotë se do ta marrin edhe atë, ose ai vetë do të vrasë ata që i morën vëllain.

I riu shkruan ndër të tjera:

O do më vrasin dhe mua, o do t’i vras unë ata që më vranë shpirtin tim, zemrën time".