Jeta Osh Qef
Home

Elseid Hysaj habit italianët me këngën që po dëgjon në makinë
Nga: K.Demiraj | Publikuar më: 12.10.2017, 21:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Pas ndeshjes kundër Italisë të hënën në mbrëmje, mbrojtësi i kombëtares shqiptare,  tashmë është duke u përgatitur për duelin e radhës që skuadra e tij, Napoli do luajë ndaj Romës në fundjavë.

Ndërkohë që po shijon pushimin e mbrëmjes, shkodrani po relaksohet në makinë me muzikë shqiptare. Por kënga e zgjedhur prej tij ka habitur mediat italiane të cilat kanë pyetur për titullin e saj.

Sakaq, Elsi ka qenë duke dëgjuar një këngë të fundit të Capital T ft. Lyrical Son & Vig Poppa” e titulluar "Pa Cenzure”. Fundja ai është shqiptar dhe i pëlqen muzika e vendit të tij.