Jeta Osh Qef
Home

Flamur Noka përjashtohet nga Kuvendi: Turp, vetëm kërkova fjalën
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 12.10.2017, 20:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
noka

Byroja parlamentare e mbledhur pasditen e sotme ka vendosur përjashtimin e deputetit demokrat, Flamur Noka, për 10 ditë nga seancat parlamentare dhe punimet e Kuvendit.

Para mediave Noka ka thënë se nuk ka shkelur rregulloren dhe se ka qenë Rama ai që ka folur me fjalor rruge.

Demokrati u shpreh:

Turpi i këtij parlamenti sot është të përjashtosh një deputet pse kërkon fjalën për procedurë dhe institucion për një të drejtë të tij, sipas rregullores. Dëgjova një kryeministër në sallë që fliste me një zhargon rruge. E vetmja gjë që bëra është që insistova.

Kërkova fjalën për procedurë që t’i kërkoja kreut të Kuvendit që t’i tërhiqte vëmendjen kryeministrit të mos fliste me zhargon rruge, ndërsa ai në vend që ta bënte këtë, përjashtoi deputetin.

Këtë që po e them tani ia paraqita me zë e figurë para Byrosë Parlamentare".