Jeta Osh Qef
Home

Gazetari publikon mesazhin: Protestën e sotme të bizneseve e organizoi Çili
Nga: L.Çela | Publikuar më: 12.10.2017, 20:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Sot, në kryeqytet u mbajt një protestë nga bizneset në mbështetje të TVSH-së për biznesin e vogël, e cila do të nisë nga data 1 janar 2018.

E gjitha ishte një farsë e organizuar nga lart dhe kjo nuk diskutohet, por gazetari Bledian Koka e ka treguar këtë me prova. Ai ka denoncuar publikisht me një postim në Facebook se protesta ka nisur me një urdhër të administratorit të UET-it, Henri Çili, për të gjithë punonjësit e tij.

Mesazhi i Çilit, shërbëtorit të përbetuar të çdo qeverie, pavarësisht ngjyrës apo emrave, është ky, i zbuluar nga Koka:

Përshëndetje! Nesër, në orën 14:30, stafi pedagogjik dhe administrativ i UET-it do t’i bashkohet nismës 'Marshojmë për një ekonomi më të mirë' duke marshuar përbri kompanive më të mëdha në vend. Me porosi të vetë administratorit të UET-it, Henri Çili, ju ftojmë të na bashkoheni. Ju mirëpresim në UET, holli i godinës A, kati i parë, ora 14:30, datë 12 tetor 2017. Ju mirëpresim".

Siç shihet, protesta e sotme ishte një përpjekje e dështuar e qeverisë, nën përkujdesjen e lëpirësit të akullores së interesit, Çili, për ta reklamuar taksën e re për biznesin e vogël si një kërkesë nga populli gjoja për të luftuar informalitetin dhe jo si një mënyrë për të shtypur njerëzit e thjeshtë.

bledi