Jeta Osh Qef
Home

Messi bën tre gola, babait dhe fëmijëve të tij gati sa nuk u del zemra nga vendi
Nga: L.Çela | Publikuar më: 12.10.2017, 19:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Fitorja e jashtëzakonshme e Argjentinës (3-1) me Ekuadorin ka "çmendur" thuajse të gjithë argjentinasit.

Ndeshja e vlefshme për Eliminatoret e Botërorit 2018 çoi përfaqësuesen bardhekaltër në kompeticionin më të madh të futbollit, që do të nisë në qershorin e ardhshëm në Rusi.

Njeriu i ndeshjes ishte padiskutim Lionel Messi, i cili shënoi tre gola. Sulmuesi i Barcelonës praktikisht e fitoi i vetëm takimin.

Golat e "Pleshtit" gati sa nuk u kanë nxjerrë zemrat vendit këtyre tifozëve argjentinas që shihni në video. Babai dhe dy fëmijët e tij festojnë sikur të kenë luajtur ata dhe jo 11 lojtarë të zgjedhur nga trajneri Jorge Sampaoli.

Mos e humbisni këtë video, sepse tregon shpirtin e vërtetë të lojës!