Jeta Osh Qef
Home

Më në fund Partizani!
Nga: K.Demiraj | Publikuar më: 12.10.2017, 19:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
partiz-470x242Duhej të vinte java e pestë e kampionatit që Partizani i Mark Iulianos të merrte fitoren e parë këtë sezon në kampionat.

Skuadra e kuqe vuajti jo pak, por në fund ndeshja ndaj Teutës në Durrës është mbyllur me fitoren e miqve nga kryeqyteti.

Ishin vendasit ata që shënuan të parët, me Dostin, por pas një penalltie të humbur të Lenës, Partizani shënoi me Trashin dhe Sukajn dhe arriti të përmbyste.

Ndeshja ka pasur edhe tension ku 2 lojtarë të durrsakëve u ndëshkuan me të kuq, përkatësisht Shehaj dhe Dediç. 3 pikët e para për Partizanin që më në fund mund të buzëqeshë.