Jeta Osh Qef
Home

Vranë çiftin shqiptar në sy të fëmijëve, arrestohen vrasësit me pagesë
Nga: S.Shtjefni | Publikuar më: 12.10.2017, 19:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Pas 8 muajsh hetimesh, policia greke ka arrestuar tre persona, pasi besohet se ata janë vrasësit e çiftit shqiptar, ngjarje e cila ka ndodhur shkurtin e këtij viti në Athinë.

Thanas dhe Elena Çuri u ekzekutuan në banesën e tyre në sy të fëmijëve.

Policia greke bën të ditur se ekzekutorët janë një shtetas shqiptar dhe dy grekë.

Njoftimi i policisë greke thotë:

Vrasësi shqiptar është 29-vjeç dhe është një person me precedentë të shumtë penalë si vjedhje, grabitje me dhunë dhe armëmbajtje pa leje. Besohet se  vrasja e çiftit Çuri është porositur nga 2 shqiptarë, të cilët i kanë paguar vrasësit me 6o mijë euro.

Gjithashtu nga policia është bërë e ditur edhe motivi se përse çifti shqiptar është vrarë:

Porositësit e ekzekutimit kishin të hapur një çështje borxhi me çiftin e shqiptarëve. Burrë e grua i kishin një borxh të madh dy shqiptarëve që kanë porositur vrasjen e tyre.