Jeta Osh Qef
Home

"Opozitës i ka mbirë krimbi në buzë, gjuhë e gojë", Rama s'përmbahet para kamerave
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 12.10.2017, 18:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Foto Kryesore copy

Foto ilustruese

Nuk kanë munguar ofendimet e Edi Ramës ndaj opozitës së vendit pas shtyrjes së seancës parlamentare të ditës së sotme.

Rama ka thënë se opozita do të duhet të mësojë të zbatojë rregullat që i kanë vendosur bashkarisht dhe se parlamenti nuk do të jetë më një klub të dehurish.

Ai u shpreh:

Jemi në një pozitë të vështirë. Nuk po ia dalim dot. Parlamenti klub të dehurish, siç ishte për 4 vjet, ka vdekur më 25 qershor. Parlamenti funksionon në bazë të rregullave të shkruara dhe të miratuara bashkarisht. Kështu, do apo nuk do Partia Demokratike, bashkë me motrën LSI-në, parlamenti kështu do të funksionojë, edhe pse u mësuan në parlamentin mejhane, ku merrej fjala dhe flitej në hava".

Sipas tij, opozita duhet të kuptojë një orë e më parë që nuk ka për të shkelur rregulloren.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë u shpreh se ndjen edhe më shumë keqardhje kur e përdorin lirinë për t'u ankuar për mungesën e saj.

Duke thënë se opozitëa ka mungesë të përgjegjësisë, ai tha se "u ka mbirë krimbi në buzë e në gjuhë".

Rama deklaroi me një gjuhë të rëndë para mediave:

Është një mungesë totale e përgjegjësisë dhe e vullnetit për të përballuar këtë mandat në opozitë duke ndërtuar një alternativë. Ju ka mbirë krimi në buzë, gjuhë, gojë, bark e kokë se nuk kanë asnjë vizion, asnjë ide, asnjë program.

Nuk kanë marrë dot përgjegjësi qysh prej humbjes së 2013. Edhe mua m'u ndalua fjala sepse mbaroi koha".