Jeta Osh Qef
Home

Quan LSI-në "motër", por Vasili ka firmosur për largimin e tij, gazetarja lë Ramën pa fjalë
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 12.10.2017, 17:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
rama masrsi

Edi Rama, Marsela Karapanço

Duke folur për opozitën, e cila përfshin jo vetëm PD-në, por edhe LSI-në, Kryeminsitrit Rama duket se i shpëtoi goja dhe nga retorika e vjetër iu kujtua LSI-ja motër.

Duke folur për rregulloren që duhet zbatuar në Parlament, kreu i qeverisë u shpreh:

Do apo nuk do Partia Demokratike bashkë me motrën, LSI-në, parlamenti kështu do të funksionojë, edhe pse u mësuan në parlamentin mejhane, ku merrej fjala dhe flitej në hava".

Ka qenë gazetarja Marsela Karapanço ajo që i ka kujtuar se Petrit Vasili ka firmosur largimin dhe pezullimin e Ramës për 10 ditë nga jeta parlamentare, duke e lënë disi të menduar Ramën.

Ai u përtyp dhe më pas tha me ironi:

 Të mos merremi me aspektin qesharak të punës suaj, por të merremi me aspektin qesharak të opozitës. Të lutem, hë motër".