Jeta Osh Qef
Home

E bujshme/ Ish-sulmuesi i Milanit bëhet President shteti në vendin e tij
Nga: K.Demiraj | Publikuar më: 12.10.2017, 14:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

E mbani mend sulmuesin e Milanit në vitet 1995-2000? Bishën George Weah që fitoi edhe topin e artë me fanellën e kuqezinjve italianë?

Prej kohësh ai i është futur politikës në vendin e tij të lindjes, Liberi dhe mediat e këtij vendi raportojnë se sot ai është bërë President i vendit duke fituar zgjedhjet.

Weah pasoi Presidentin Ellen Johnson Sirleaf ku i dha fund tranzicionit demokratik që mbizotëronte në këtë vend prej 70 viteve.

Ai ka një karrierë të shkëlqyer edhe si futbollist ku në 113 paraqitje me Milanin ka shënuar plot 46 gola duke u shndërruar në një nga më të mirët e momentit në kohën e tij.