Jeta Osh Qef
Home

Aguero jep lajmin e fundit, a do shkojë Messi te Manchester City?
Nga: K.Demiraj | Publikuar më: 12.10.2017, 14:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
15077472049962-3Messi dhe Sergio Aguero kanë qenë bashkë këto ditë të angazhuar te kombëtarja argjentinase.

Sulmuesi i Cityt ka thënë se dëshiron shumë që Lionel Messi të luajë bashkë me të te skuadra angleze, por, ylli i "Citizens" gjithashtu ka pranuar se ardhja e sulmuesit nga Barcelona është e komplikuar të realizohet.

“Paratë nuk janë problem këtu, por mendoj se Messi, sikurse Ronaldo, janë futbollistë që janë simbole te skuadrat e tyre dhe është e vështirë për ta që të largohen. Do të më pëlqente ta kisha Leon në ekipin tim por duket mjaft e komplikuar”, deklaroi Aguero.