Jeta Osh Qef
Home

“Më preu këmbën dhe më dëboi nga spitali”, historia e gruas nga Berati do t’ju thyejë zemrën
Nga: S.Shtjefni | Publikuar më: 12.10.2017, 14:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një video nisur në JOQ.al  e vërteton më së miri se spitaleve në Shqipëri i shkon për shtat vetëm shprehja mos të rëntë dita të shkosh aty.

Pamjet e kësaj videoje tregojnë një grua të moshuar, e cila është përzënë nga spitali me justifikimin se ajo nuk është e sëmurë.

Qytetari që ka ndihmuar gruan e moshuar për të treguar historinë e saj me anë të kësaj videoje ka shkruar:

Shikojeni  pak këtë gruan e moshuar, është me një këmbë se një ia kanë prerë. Vuan edhe nga tensioni edhe nga diabeti, para një viti ka kryer koronare në zemër. U shtrua para tre ditësh në spitalin e Beratit, por e nxori doktori përjashta nga spitali duke thënë ti bën kot nuk je sëmurë. E bën kot sa për të kaluar radhën.

Më poshtë po ju sjellim edhe videon ku gruaja e moshuar tregon gjithë historinë e saj.

Një histori keqtrajtimi nga ata që duhet ta mbrojnë, por në rastin e kësaj gruaje nuk ka ndodhur kështu.

Ajo është përzënë nga një mjek, i cili paguhet me taksat e shqiptarëve për t’u kujdesur për pacientët.

Apo mos vallë reforma në shëndetësi përfshin edhe braktisjen e pacientëve në mes të katër rrugëve?!