Jeta Osh Qef
Home

I hyri durrsakut në 3 të mëngjesit në shtëpi për ta grabitur, hajduti del deficit nga ajo që ndodh më pas
Nga: F.Tenolli | Publikuar më: 12.10.2017, 12:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Grabitjet po kthehen në një nga fenomenet më shqetësues kohët e fundit në vendin tonë.

Frika na shtohet edhe më shumë kur mendojmë se nëse marrim policinë në telefon për t’i referuar hallin tonë, nuk do të gjejmë mbështetje.

Një rast sa për të qarë por edhe për të qeshur i ka ndodhur një djali nga Durrësi i cili e ka kapur hajdutin “me presh në duar”.

Hajduti ishte kacavjerrë në murin rrethues të shtëpisë së djalit dhe për të mos u ndjerë kishte hequr këpucët.

Durrsaku i shkathët kishte “nuhatur” gjithçka, por hajduti ishte larguar me të shpejtë nga ana tjetër e murit, fatmirësisht duke mos kryer asnjë vjedhje.

Hyri për të grabitur por doli me humbje, pasi jo vetëm që nuk vodhi gjë, por harroi edhe këpucët në bar.

Ironia e kësaj historie është që djali ka treguar dhe telefonatat e shumta që i ka bërë policisë, por përgjigje nuk ka marrë.

Me shumë shanse “shteti” ka qenë në gjumë në atë orë të vonë të natës.