Jeta Osh Qef
Home

Besojeni ose jo, Adriano do t'i rikthehet futbollit
Nga: K.Demiraj | Publikuar më: 12.10.2017, 11:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
513684-10879880-640-360E mbani mend 'Perandorin"? Është fjala për sulmuesin e famshëm brazilian, Adriano i cili thjesht nuk di të ndalet me befasitë e tij.

Plot tri vite e gjysmë pas tërheqjes nga futbolli, ish-bomberi i Interit është i gatshëm të rikthehet në fushën e lojës edhe pse kilogramët e tij  të tepërta nuk duan ta lejojnë.

“Jam duke u përgatitur për një projekt të ri. Do të kthehem në stërvitje. Besoj se vazhdoj të jem në formë. Dua të gjej një klub për t’u rikthyer në futboll”, deklaroi Adriano për “TV Globo”.