Jeta Osh Qef
Home

Atentati në Lushnje/ Thirret në komisariat nipi i Aldo Bares, indinjohet familja: Na implikoni në gjithçka
Nga: F.Tenolli | Publikuar më: 12.10.2017, 10:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Pas atentati të djeshëm që tronditi qytetin e Lushnjes ku dhe u shënuan dy viktima, ka reaguar familja e Aldo Bares.

Familjarë të tij kanë thënë se nipi i tyre Xhulio Shkurti nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje.

Ata kanë shtuar se çdo ngjarje kriminale që ndodh në qytet, politika, policia dhe mediat e lidhin me ta.

Xhulio Shkurti është kushëri me Jurgen Hoxhën, i cili mbeti viktimë ditën e djeshme në atentat.

Shkurti, djali i vëllait të Aldo Bares, ka deklaruar se me viktimën tjetër 23-vjeçarin Zamir Latifi ai kishte njohje. Të dyve rreth një viti më parë i është bërë atentat, në të cilin Xhulio Shkurti mori një plumb në këmbë.

Xhulio Shkurti ka deklaruar se ishte tek berberi në momentin që ndodhi atentati. Deri më tani nuk ka asnjë provë ndaj tij që të vërtetohet e kundërta.

Në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar për të dhënë dëshminë disa persona që mendohet se mund të kenë lidhje me ngjarjen.