Jeta Osh Qef
Home

Liqenit në Cërrik i del pronari, banorët nuk i afrohen dot
Nga: S.Shtjefni | Publikuar më: 10.10.2017, 15:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Zakonisht liqenet dhe lumenjtë që ndodhen në hartën hidrike të vendit tonë nuk janë në pronësi të ndonjë personi të veçantë.

Vetëm se nga kjo hartë hidrike përjashtim bën një liqen, i cili ndodhet në Cërrik sepse atij i ka dalë pronari. Një nga banorët na ka shkruar dhe ka treguar se si një person ka zaptuar pa të drejtë liqenin.

Mesazhi që ka nisur banori:

Përshëndetje JOQ! Ketë lajm kemi ngritur problem si lagje në bashkinë Cërrik, si dhe autoritet e zonës të policisë dhe çfarë ka shteti po nuk po gjejmë zgjedhjet siç e shikoni ne foto liqenin i masakruar nga bajgat e derrit dhe nga glasat e pulave, uji është i qelbur nuk afrohemi dot afër liqenit. Në këtë liqen jemi 40 familje që marrim ujë për të vaditur pemët dhe për t’i dhënë ujë kafshëve shtëpiake. Kemi bërë ankesën tek kryetar i plakut, policia Cerrik dhe bashkia Cerrik por asnjë përgjigje. Pale pale gangsteri që ka zaptuar liqenin nuk na lë të afrohemi afër liqenit e ka rrethuar me rrjet e ka ber pronë të veten. Kemi bërë 30 million lekë investime çdo gjë e shkuar kot ku është shteti në ketë moment?!

Në vendet europiane kjo gjë do të përbënte një skandal, por në vendin tonë është bërë gati gati normale dhe nuk është çudi nëse ndodh. Në fund të fundit nuk është hera e parë që ndodh.