Jeta Osh Qef
Home

“Rrudhet” Shqipëria! Shifra të frikshme në 5 vitet e fundit
Nga: D.Cani | Publikuar më: 06.10.2017, 15:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Statistikat e fundit nga INSTAT tregojnë se numri i shqiptarëve po pakësohet vit pas viti dhe vetëm 5 vitet e fundit është zvogëluar me 26 mijë banorë.

Popullsia e Shqipërisë po shkon drejt procesit të plakjes si pasojë e uljes së lindshmërisë dhe rritjes

Së jetëgjatësisë dhe për më tepër emigracionit i cili vazhdon të mbetet veprues dhe përfshin një popullsi relativisht të re.

Tirana, Durrësi dhe Vlora kanë patur një rritje të numrit të banorëve, ndërsa qarqe të tjera ulje. Nga ana tjetër, Dibra është qarku me popullsinë më të re në Shqipëri.

Popullsia sipas moshës

0-14 vjeç            18 %

15-64 vjeç          69 %

Faktorët lidhen kryesisht me pasiguritë ekonomike të cilat sjellin uljen e numrit të familjeve dhe të lindjeve.

Ulja e numrit të popullsisë është një shqetësim i ngritur edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ndërkohë që sociologët kërkojnë më shumë politika mbështetëse për krijimin e familjeve të reja por edhe për të stimuluar lindjet.

popull