Jeta Osh Qef
Home

I riu shqiptar që ka bërë mrekulli në Zvicër
Nga: S.Shtjefni | Publikuar më: 05.10.2017, 19:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Senat Iseni është një emër shumë i njohur në qytetin e Zyrihut në Zvicër. I riu shqiptar, i cili ka lindur në Shkup punon në stacionin e hekurudhor të “Stadelhofen” në Zyrih.

Por përse është kaq i njohur Senati në Zvicër?

I riu shqiptar është i njohur sepse ka shpëtuar disa jetë nga shinat e trenit.

Jetën e parë Senati e ka shpëtuar në vitin 16 dhjetor të vitin 2014, ku ka mundur të largojë në sekondat e fundit një të dehur nga shinat e trenit.

Ndërsa gjatë ditës së sotme Senati së bashku me Bardh Hazirin janë bërë heronjtë e ditës, pasi kanë shpëtuar nga vdekja një foshnjë e cila kishte rënë në shinat e trenit.

E për këto Senati është nominuar për çmimin “Prix Courage”. Ky çmim jepet për qytetarët e guxim dhe ndarja e tyre është me 30 tetor.