Jeta Osh Qef
Home

Shuhet në moshë të re shkencëtarja shqiptare
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 02.10.2017, 14:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Është ndarë nga jeta në moshën 35-vjeçare shkencëtarja shqiptare  Vlorë Mehmeti-Tërshani.

Shkencëtarja ka ndërruar jetë në Vjenë të Austrisë, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur stomatologu Xheladin Ujkani, njëherësh drejtori i Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS”.

Në faqen e tij në “Facebook”, Ujkani bën një retrospektivë të sukseseve dhe gjurmëve që la pas e ndjera. Vlora ishte e para dhe e vetmja nxënëse emigrante, që në gjithë historinë e gjimnazit në Vjenë, nuk e përsëriti klasën sipas rregullores për përvetësimin e gjuhës, duke mbaruar me rezultate të larta dhe afat rekord dhe duke u cilësuar për këtë një rast i veçantë.

Postimi i plotë:

Ka vdekur shkencëtarja shqiptare e Universitetit të Vjenës, Vlorë Mehmeti -Tershani.

Pas një sëmundje të rëndë, në Vjenë të Austrisë, në moshën 35-vjeçare ka vdekur shkencëtarja shqiptare Vlorë Mehmeti –Tershani. Vlora Mehmeti – Tërshani, ka lindur me 20.03.1982 në fshatin Beçiq të Drenicës, Komuna e Vushtrrisë. Vlora rrjedh nga një familje arsimdashëse dhe atdhedashëse. Babai i saj, Hazir Mehmeti ishte ndër profesorët e parë të Biologjisë në Drenicë dhe aktualisht Kryetar i shoqatës së mësuesve shqiptarë “Naim Frashëri” në  Austri.

Kush ishte Vlora

Sukseset e Vlorës nisën herët.  Ajo përfundoi  fakultetin e Farmacisë me sukses të  lartë në Vjenë. Temën e Magjistraturës në Tokio (Japoni) tek Profesori i njohur Asakawa Yoshinori në gjuhën angleze duke u vlerësuar me notë të lartë dhe mbrojtur shkëlqyeshëm.

Shkencëtarja shqiptare punonte në universitetin e Vjenës në sektorin e njohur laboratorik për hulumtime shkencore njërin nga më të njohurit në sferën e mikrobiologjike. Me punët e saj hulumtuese ajo e ka prezantuar universitetin e Vjenës në disa kongrese botërore të hulumtuesve nga lëmi i farmacisë dhe mikrobiologjisë, ku mori   vlerësime të larta për rezultatet hulumtuese. Këto hulumtime u botuan në revistat shkencore më prestigjioze të qendrave shkencore botërore.

Një vit më parë Universitetin e Vjenës mbrojti temën e doktoraturës nga lëmia e mikrobiologjisë, studiuesja shqiptare Vlora Mehmeti – Tërshani.