Jeta Osh Qef
Home

Nga 1 tetori, gjobiteni nëse kapeni pa kupon
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 30.09.2017, 17:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Image result for vasilika vjeroVasilika Vjero

Duke filluar nga 1 tetori, kur nis dhe faza e tretë anti-informalitet nuk duhet të bëjnë kujdes vetëm bizneset por edhe qytetarët.

Kushdo që bën një blerje dhe nuk tërheq kuponin tatimor do të përballet me gjobë.

Një fakt të tillë e bëri me dije në emisionin “Ekopolitikë” drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Vasilika Vjero.

Ajo tha:

Edhe qytetarët do kontrollohen, kanë detyrim ligjor të tërheqin kuponin. Në momentin që qytetarët nuk e tërheqin kuponin sigurisht që ka një penalitete që është 1 mijë lekë për ata që thyejnë ligjin.

Ne do i inkurajojmë të jenë pjesë e këtij aksioni. Jo gjithmonë do hyjmë direkt në ambientin e biznesit, por do pyesim një qytetar që sapo ka marrë një shërbim në atë njësi, i cili më tej mund të jetë dhe objekt i kontrollit.

Janë skema që përdoren në gjithë botën, ka punonjës të administratës tatimore, por jo vetëm, që hyjnë në një aktivitet. Qëllimi është jo të penalizojmë qytetarin, por të jetë pjesë e aksionit dhe palë me administratën tatimore.