Jeta Osh Qef
Home

Rosat afrikane “mësyjnë” Shqipërinë...nga Rinasi
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 26.09.2017, 13:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Liqeni i Banjës i krijuar për t’i shërbyer Hidrocentralit të ngritur në këtë vend veç vlerave energjetike, po shndërrohet dhe në një vend atraktiv turistik. Bizneset që po ushtrojnë aktivitetin në këtë liqen po gjejnë forma të ndryshme për ta bërë këtë vend të mrekullueshëm dhe sa më tërheqës.

Banorë të përhershëm të liqenit do të jenë dhe 20 çifte rosash afrikane që kanë ardhur nga Guinea. Këto do të hidhen dhe mbarështohen në liqen për ta bërë atë sa më interesant për vizitorët e shumtë që e kanë kthyer këtë zonë në një destinacion. Bëhet fjalë për çifte rosash shumë të rralla dhe në vendin e origjinës “Vanellus Tectus” dhe “Nettapus Auritus”. Kjo është iniciativa e një biznesmeni shqiptar që i jep një pamje tjetër liqenit dhe mbi të gjitha shton dhe pasuron faunën e tij.

 “Nettapus Auritus”

I quajtur ndryshe pëllumbi afrikan (Nettapus auritus) është një rosë e gjelbër me origjinë nga  Afrika Sub-Sahariane. Ai është më i vogli nga shpendët e Afrikës dhe një nga më të vegjlit në botë. Nettapus Auritus është një nga speciet për të cilat zbatohet Marrëveshja për Mbrojtjen e Ujrave Afrikane-Euroaziatike (AEWA). Pigra afrikane është një nga rosat më të vogla dhe peshon mesatarisht 285 gramë për meshkuj dhe 260 gramë për femra me krah midis  142 milimetrave dhe 165 milimetra (6,5 in). Meshkujt kanë një fytyrë të bardhë me njolla dhe me sy të zinj. Femrat kanë një fytyrë gri me një shirit ngjyrë kafe të errët dhe copa të prera ngjyrë kafe në faqet dhe qafën.

“Vanellus Tectus”

Është zog me këmbë të gjata, rezident në Afrikën Jugore dhe origjina mendohet se është nga Etiopia.  Kjo specie është një mbarështues i zakonshëm dhe rritet në habitate të ulëta.

Më poshtë janë fotot e rosave të shkrepura sapo ato mbërritën në Rinas me linjë ajrore nga Turqia./Bionews