Jeta Osh Qef
Home

Prit pemë dhe “mbill” pallate, vazhdon "urbanizimi" nga Bashkia Tiranë
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 21.09.2017, 13:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Prit pemë dhe “mbill” pallate, kjo është fjalia që përkufizon më së miri “punën” e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Fenomeni i rrafshimit të gjelbërimit nuk ka ndodhur në një zonë të vetme por në disa syresh në Tiranë dhe kjo quhet qytetërim në Shqipëri. Vallë nuk është qytet i zhvilluar Amsterdami, Nju Jorku, Parisi, Roma e kështu me radhë, të cilat ruajtjen e hapësirave të gjelbra e kanë prioritet kyç.

Kësaj here radha e shfarosjes i ka ardhur pemëve që ndodheshin pas shkollës profesionale “Karl Gega”, të cilat po shkulen prej dy ditësh.

Dhjetëra pemë janë shkulur nga makineritë për të hapur terrenin për ndërtimin e kushedi sa pallateve.

Do i kërkojmë këto pemë pas disa vitesh, por do jetë shumë vonë për mushkëritë e çdo qytetari.