Jeta Osh Qef
Home

Sharrohet i gjithë pylli në malin e Qukësit
Nga: S.Shtjefni | Publikuar më: 15.09.2017, 21:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Para disa kohësh në Norvegji u dha vendimi se nuk do të pritej asnjë pemë. Ndërkohë që në vendin tonë ndodh krejt e kundërta.

Këtë fenomen e ka treguar për JOQ.al një qytetar, i cili ka thënë:

Ka 6 vite që një kompani bën namin në malin e Qukësit. Çdo ditë vijnë nga 4 deri në 5 makina. I çojnë jashtë shtetit i shesin".

Kompania në fjalë ndodhet në Librazhd shumë pak metra larg urës së Bushtrisës. Shpresojmë që shteti ynë të jetë i ndërgjegjshëm për dëmet që i sjell mjedisit dhe njeriut mungesa e pemëve.

Apo ngaqë këto pemë nuk ndodhen afër vilës së kryeministrit Rama mund të priten pa të keq?! Këtë po e lëmë ta gjykoni ju, pasi të shikoni fotot në të cilat dallohet qartë masakrimi i pyllit në Qukës.