Jeta Osh Qef
Home

"Nuk isha me shpejtësi, ja pse më është dëmtuar makina", flet deputeti që bëri përshesh qytetarin
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 13.08.2017, 12:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
qifePas aksidentit të djeshëm të ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku një person ndërroi jetë pasi u përplas me makinë nga deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi, ka reaguar për herë të parë ky i fundit.

Rakipi është justifikuar se nuk ka qenë duke ecur shumë shpejt, ndërsa goditjet e mëdha që ka marrë automjeti i tij, pretendon se janë bërë për shkak se është munduar të manovrojë, por që nuk ia ka dalë me sukses.

E vetmja keqardhje dhe dhimbje është për jetën e humbur. Nuk shqetësohem për akuzat e ulëta politike, aq më tepër kur bëhet fjalë për një jetë të humbur që dikush kujtohet të bëjë politikë edhe në fatkeqësi. Nuk dua fare t’i komentoj tani këto, jam i hidhëruar për atë që ndodhi.

Nuk kam qenë duke ecur shumë shpejt, makina është dëmtuar se jam përpjekur të manovroj. Viktima ka kaluar në fraksion sekondi dhe nuk kam asgjë për të sqaruar sepse nuk kam bërë asnjë përpjekje të përdor pozicionin tim si deputet.

Policia dhe prokuroria kanë aty provat dhe ata vendosin se si ka qenë ngjarja. As nuk dua të ndikoj në këtë proces, ata të japin vendimin e tyre.

E vetmja keqardhje është për jetën e humbur dhe nuk ia uroj askujt t’i ndodhë një aksident i tillë. Janë disa gjëra në jetë që nuk varen prej vullnetit tonë”, ka thënë deputeti i PDIU Aqif Rakipi në një intervistë për Mira Kazhanin në TiranaPost.